Real Madridi mbetet larg rivalëve në Evropë sa i përket numrit të golave

Një nga diskutimet më të mëdha pas disfatës së Real Madridit me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit ishte për faktin se shumë ulëse në stadiumin Santiago Bernabeu ishin të zbrazëta. Mirëpo, kjo gjë nuk është aspak e çuditshme kur konsiderohet numri aq i ulët i golave të shënuar në shtëpi nga “Los Blancos” këtë sezon.

Ka një numër të faktorëve që kanë ndikuar në numrin e ulët të tifozëve dhe njëra ndër to mund të jetë edhe fakti se Real Madridi i ka shënuar vetëm 13 gola në nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi gjatë këtij sezoni të La Ligës. Gjashtë nga këto gola u shënuan në dy ndeshjet e para në shtëpi, kundër Getafes dhe Leganesas, dhe vetëm shtatë gola të tjera u shënuan në po aq ndeshjet e mbetura gjatë këtij sezoni. Kjo do të thotë që Real Madridi e shënon vetëm një gol në çdo 62 minuta mesatarisht. Kjo statistikë është më e keqja në të gjitha sezonet që nga riemërimi i Florentino Perezit në pozitën e presidentit të klubit, si dhe mbetet prapa klubeve rivale nga Evropa.

Sa i përket numrit të golave të shënuar në shtëpi në La Liga këtë sezon, Manchester City udhëheq me 37 të shënuara. Ndërsa sa i përket numrit të minutave që nevojiten mesatarisht për ta shënuar një gol, Ajaxi kryeson me vetëm 22.5 minuta për gol.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*